Gruevski: Përmendorja e Car Dushanit nuk preket, është legale


E martë, 28 Janar 2014

Shkup, 28 janar – Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka theksuar se përmendorja e Car Dushanit në urën “Syri” në Shkup, është legale.

Ai këtë e ka theksuar pasi që ka komentuar para gazetarëve paralajmërimin për rrënimin e kësaj përmendore dhe 11 përmendoreve të tjera që janë në urën “Syri”, dhe që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

“Janë spekulime. Bëhet fjalë për proces legal, në pajtueshmëri me Ligjin, të cilin e ka sqaruar Ministri i Transportit”, deklaroi Gruevski duke komentuar konkluzionin e Revizionit për paligjshmërinë e përmendoreve.

I pyetur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se a ka marrëveshje për këto me partinë e koalicionit BDI, kryeministri Gruevski theksoi se nuk ka marrëveshje, por edhe nuk ka pasur bisedime mbi këtë temë.

“Jo, ende nuk kemi biseduar për këtë çështje”, nënvizoi shkurtimisht kryeministri Gruevski./koha/

Etiketa: ,