Hagë: Vendimi i gjykatës pa praninë e Sheshelit


E enjte, 17 Mars 2016

Hagë – Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara do ta shpall vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore, ka njoftuar mbrëmë kjo gjykatë.

Gjykata për krime të luftës ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së, duke mos marrë një vendimi obligues gjyqësor.

Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Ai mbetet i popullarizuar në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

Gjykata në Hagë ka njoftuar se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhrit për që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Shpallja e vendimit parashihet më 31 të këtij muaji.

Etiketa: