Haradinaj, e kemi arrestu Gjuriqin e pe lëm një grua me na prish protokolin


E hënë, 11 Qershor 2018

Prishtinë – Kryeministri gjatë një konference për media u pyet edhe për aksionin që bëri ndaj zonjës që mori fjalën pa protokol në ceremoninë e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Përgjigjja e Haradinajt ishte se ai asnjëherë nuk do lejojë që të prishet një aktivitet
shtetëror ku të pranishëm ishin edhe misafir nga Shqipëria dhe Maqedonia. Haradinaj po ashtu ka pranuar se organizimi ishte i mangët dhe me këtë gjest la për të kuptuar se ai ishte zot shtëpie në Prizren.

Këto lëshime nuk bën të ndodhin tha ai ndër të tjera, madje ne e kemi arrestuar edhe Gjuriqin e pe lëm një grua të na prish ceremoninë. | Prizren Post

Etiketa: , ,