Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haradinaj: LDK-PDK, koalicion për dobinë e kryetarëve

| 15:19 - 01.08.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se koalicioni LDK-PDK është vetëm në dobi të Thaçit dhe Mustafës por jo në dobinë e qytetarëve.

Haradinaj tha se ata nuk janë të interesuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Këto komente Haradinaj i bëri në Pejë, ku Këshilli Drejtues i degës së AAK-së ka zgjedhur kryesinë e re të degës.
Në këtë takim të Këshillit Drejtues merrnin pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetarja Donika Kada Bujupi, sekretari i përgjithshëm Blerim Kuqi, sekretari organizativ Ali Berisha dhe kryetarja e AGK-së, Magbule Shkodra.

Kryetari Haradinaj në fjalën e tij ndër të tjerash theksoj se procesi zgjedhor dhe organizimi i degës së Pejës është shembull për funksionimin e partisë dhe në këtë kuadër edhe zgjedhja e Ali Berishës si sekretar organizativ është bërë me qëllim që këtë shembull që e kemi në organizimin e degës ta bartim në gjithë AAK-në”.

Haradinaj ka porositë anëtarët e Këshillit Drejtues të vazhdojnë të punojnë edhe më tepër ngase AAK-ja është forca që përfaqëson vlerat e vërteta dhe punon për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai kualicionin e tanishëm LDK-PDK e vlerësoj se është kualicion për dobinë e kryetarëve të këtyre dy partive e jo e qytetarëve. Për ta ilustruar këtë mori kryetari Haradinaj morri shembullin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duke theksuar se dyshja Mustafa –Thaçi as që janë të informuar, e as të interesuar për këtë çështje ngase nuk janë duke udhëhequr në interes të qytetarëve.

Më pastaj u diskutua për kryesinë e re të degës së AAK-së në Pejë dhe kryetari i degës Muhamet Mala paraqiti listën e kryesisë e cila me shumicë votash u aprovua.


Bëni një koment

Arivisti Company