Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi edhe nëse Gjykata vendos!

Prizren Post | 19:28 - 18.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Mediat sllovene i kanë kushtuar vëmendje jashtëzakonisht të madhe çështjes së arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Për këtë çështje është deklaruar edhe ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, transmeton RTV Dukagjini.
Erjavec ka thënë që presin vendim të favorshëm nga gjykata për rastin Haradinaj

“Presim një vendim të drejtë. Është shumë e rëndësishme që ministri i drejtësisë ka vendosur që të mos lejojë ekstradimin e Haradinajt, edhe nëse Gjykata merr vendim të tillë. Kjo pasi që të gjitha akuzat në fletarrest janë trajtuar nga Tribunali i Hagës”, ka thënë ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec.


Bëni një koment

Arivisti Company