Haradinaj përsërit: Vizat hiqen brenda tre muajsh nëse koalicioni ynë udhëheq vendin


E hënë, 22 Maj 2017

Haradinaj ka thënë se ka përparësi të dukshme në relacion me rivalët e tij politikë, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, prandaj premton se brenda afatit tremujor do të hiqen vizat nga BE. Haradinaj ka thënë se si shef i Qeverisë dhe bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.

Haradinaj në një intervistë që transmetohet sonte në televizionin publik flet për planin e tij politik e qeverisës, për ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.

Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma, njofton RTK.

Etiketa: , , ,