Haradinaj: Zona ekonomike për zhvillim ekonomik


E enjte, 19 Korrik 2018

Prishtinë – Shefi i ekzekutivit e ka përgëzuar Rukiqin për marrjen e postit për të udhëhequr dhe tha se sot të gjithë akterët që kanë përgjegjësi dhe kanë peshë në mundësinë e rritjes ekonomike, janë të vlefshëm, duke i ofruar partneritet bashkëpunimi këtij institucioni, në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se krijimi i zonave ekonomike, veçanërisht i Zonës Ekonomike Amerikane dhe Parkut Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, është rruga drejt zhvillimit ekonomik të vendit.

“Nëse jo të gjitha këto zona kanë sukses, ne i kemi dhënë mundësi zhvillimit ekonomik të vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj, përgëzoi kryetarin për marrjen e postit për të udhëhequr me Odën Ekonomike të Kosovës dhe tha se sot të gjithë akterët që kanë përgjegjësi dhe kanë peshë në mundësinë e rritjes ekonomike, janë të vlefshëm, duke i ofruar partneritet bashkëpunimi këtij institucioni, në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Si Qeveri e vendit, e konsiderojmë Odën Ekonomike partner, jemi të hapur që të bashkëpunojmë dhe të marrim të gjitha propozimet e mundshme që të ndihmojmë biznesin, sipërmarrësit, prodhuesit dhe që Kosova të ecë përpara në rritjen ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj.

Liberalizimi i vizave, që njerëzit dhe mallrat të qarkullojnë më lehtë, transporti i lirë, përfundimi i autostradave, linjat hekurudhore, të cilat do të rehabilitohen deri në vitin 2023, digjitalizimi, zonat ekonomike, që çdo qytet të ketë zonën e dedikuar për biznese; tatimet, politikat më të mira fiskale dhe, ligji, pa të cilin nuk ka stabilitet ekonomik, ishin temat bosht që u diskutuan në këtë takim.

Etiketa: ,