Harrohet Lidhja e Prizrenit për pazarllëqet e politikanëve


E mërkurë, 11 Qershor 2014

Granit GASHI

Me zemer te plasur sot me 10 Qershor 2014, shohim ndarjen, me mire te themi humneren e thelle qe na ka hyre edhe ne ADN-ne tone shqiptare. Ne vend se te ishim te bashkuar si dikur motit (136 vite me pare ne Prizren, per te mos shkuar me heret si ne rastin e Kuvendit te Lezhes) dhe te benim politiken e Ballkanit, edhe sot ne kete dite te shenuar per fatin e popullit tone, ne treguam se nuk e dojme njeri tjetrin pa qene UNE I PARI.

Ngjarjet dhe PAZARLLEQET e sotit ne Prishtine po me tregojne se duhet jo vetem t’i dojme Skenderbeun e Rilindasit por edhe t’ua ndertojme nje “tempull kulti” ketyre njerezve, me shprese qe dikush ne te ardhmen te pakten te marre shembull nga keta Prometean te popullit tone. Pasi qe ne nuk po dojme apo dijme ta bejme nje gje te tille. Desha te ju uroj shqiptareve pervjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, sepse askush nga klasa politike dhe mediat ne pergjithesi nuk u kujtua fare pasi ishin shume te zene duke bere hesap si t’ia marrin pushtetin njeri tjetrit. Urime edhe njehere te gjithe shqiptareve ngjarja e lavdishme e Lidhjes…


*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.