Haxhiu në BIK për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti vlera që duhet të na bashkojnë


E mërkurë, 27 Maj 2026
Haxhiu në BIK për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti vlera që duhet të na bashkojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë vizitës, Haxhiu ka përcjellë urimet e saj për besimtarët myslimanë dhe ka theksuar rëndësinë e vlerave që përcjell kjo festë. “Unë kam nderin që në festën e Kurban Bajramit të jem këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës. Me këtë rast urova Myftiun Naim Tërnava, por edhe bashkëpunëtorët e tij për festën e Kurban Bajramit. Me këtë rast më lejoni që të shpreh urimet e mia edhe për të gjithë besimtarët myslimanë, por po ashtu edhe për shqiptarët kudo që janë brenda Kosovës, por edhe jashtë saj për festën e Kurban Bajramit”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se kjo festë përcjell vlera të rëndësishme për shoqërinë.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e shenjtë e besimit islam dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin. Vlera këto të cilat duhet t’i mbajmë lart e më lart dhe rreth së cilave duhet të jemi të bashkuar edhe si institucione, edhe si qytetarë, por edhe si shoqëri”, tha ajo.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit