Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hollande: Refugjatët sirianë duhet të qëndrojnë në Turqi, Liban dhe Jordani

Prizren Post | 10:37 - 05.03.2016

Paris – Hollande: Franca dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me krizën me refugjatët dhe vlerësojnë se nevojitet përforcim i Shengenit.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi sot se refugjatët të cilët ikin nga Siria duhet të qëndrojnë në Turqi, Liban dhe Jordani, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande i cili mbajti një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris, ku të hënën do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, tha se vend i tij dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me krizën me refugjatët dhe vlerësojnë se nevojitet përforcim i Shengenit.

Ai kërkoi formimin e qendrave në të cilat refugjatëve do t’iu merren shenjat e gishtërinjve sepse në atë mënyrë do të dihet se nga vijnë dhe ashtu tu caktohet e drejta për qëndrim.


Arivisti Company