Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Homazhe në 3 vjetorin e vdekjes së veprimtarit Njazi Kadriu

Prizren Post | 21:42 - 05.10.2014

Gjilan – Më 4 tetor 2014, u bën 3 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Kryesia e Lëvizjes “Vatra” dhe kryesia e Shoqates se ish-te Burgosurve Politik bene homazhe tek varri i veprimtarit te ceshtjes kombetare Njazi Kadriu.
Njazi Kadriu per shtate vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen.

Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke ndodhur edhe UCK e UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.

Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë.

Gjate Homazheve evokuan Kujtime per Njaziu nga Kryetari i Burgosurve Politik ne Gjilan, Sabit Rexhepi, Ramadan Dermaku, Avni Veliu nga Levizja Vatra e Hysen Kadriu nga Familja, njofton Zyra për informim e Lëvizjes Vatra.


Etiketa:
Arivisti Company