Humanizmi shqiptar: Dy jetimë në Podujevë, po bëhen me shtëpi të re


E hënë, 21 Dhjetor 2015

humanizmi

Podujevë – Në një shtëpi shumë të vjetër, po jetonin dy jetim në Podujevë. Por, tash atyre po iu ndërtohet një e re. Krejt kjo punë po bëhet pas iniciativës së Imri Llugaliut, i cili ka mbledhur ndihma nga shumë biznese për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re.


Dy vëllezërit që po e presin me padurim shtëpinë e re thanë se sado që janë munduar të punojnë, nuk kanë arritur t’i mbledhin paratë për shtëpinë e re.

Njëri djalë nuk ka dëshirë të dalë në televizion, nga droja se pastaj do ta ngacmojnë fëmijët e tjerë. Këtë mund ta bëjnë shokët e lagjes, pasi ata të shkollës nuk i takon, pasi mësim e ka braktisur për shkak se i është dashur të punojë.

Imami i xhamisë, i cili ka iniciuar ndërtimin e kësaj xhamie, tha se pas dy orëve që kur ka postuar në Facebook fotografitë e shtëpisë, ndihmat janë ofruar menjëherë.

Për ata jetimë është ofruar edhe një ndihmë tjetër. Ata do të kenë mundësi që çdo ditë të ushqehen në një restorant në lagjen e tyre.

Këta dy jetimë, njëri 12 e tjetri 18-vjeçar, deri në ndërtimin e shtëpisë së re po jetojnë tek të afërmit e tyre. /Klan Kosova/