E premte, 18 Korrik 2014
Dy skuadrat shqiptare Laçi dhe Flamurtari, që ende vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League, kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para të turit të dytë të këtij kompeticioni.
Kurbinasit u mundën 3-0 në shtëpinë e tyre nga ukrainasit e Zorias së Luhanskut, ku treguan se nuk janë në gjendje të përballojnë kundërshtarin.
Autogoli i Arjan Shetës në minutën e 23-të dhe golat e Zeljko Ljubenovic në minutën e 46-të, dhe ai i Yannik Bolit në minutën e 74-t, i kanë dhënë fund shpresave të bardhezinjve për avancimin në këtë kompeticion.
Ndërsa vlonjatët janë mundur me rezultatin 2-0 nga Petrolul Ploiesti në ndeshjen e zhvilluar në Rumani.
Golat për Petrolulin u shënuan nga Gevaro Nepomuceno në minutën e 77-të dhe Toto Tamuz Temile në minutën e 84-t.
Etiketa: Europa League, Flamurtari, Laçi