Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

I ktheu pas 52 vitesh dy librat e marrë në bibliotekë

Prizren Post | 09:44 - 20.10.2015

Oregon – Ndonjëherë ndodh që të marrësh libra në bibliotekë dhe të mos i kthesh më aty. Kjo është historia e një burri, i cili kishte 52 vjet që kishte marrë dy libra në bibliotekë e “Portland State University” në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, librat i ktheu pas pikërisht pas 52 vitesh të shoqëruar edhe me një letër që nuk kishte firmë, pasi kishte frikë se do të merrte ndonjë gjobë.

“I mora këta libra në vitin 1963 për një kurs në shkollën e lartë. Kanë qenë tek unë gjatë gjithë kësaj kohe. Tani ka ardhur momenti që ti kthej. Shumë të vjetër, sigurisht, por u lë juve detyrën që të vendosni për fatin e tyre”, shkruhej në letër.

Ndërkohë, përgjegjësit e bibliotekës thanë se edhe nëse do e dinin identitetin, nuk do të kishte asnjë pasojë. Kjo histori u tregua nga Richard Read, për gazetën “The Oregonian” në Portland.


Arivisti Company