Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ibrahimi: E vetmja akuzë që na bëjnë thonë që jemi shqiptarë muslimanë

Prizren Post | 13:25 - 07.12.2016

Shkup – Më tutje gjatë intervistës Zeqirija Ibrahimi tha për shkak arsimimit të cekët që e kanë eksponentët e BDI-së, përdorin terme të cilët nuk dinë t’i shpjegojnë.

“Me strategjinë për zhvillimin e arsimit do të arrimë që tua shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton termi Euro-Aziatik dhe Aziatik. Në fakt dua të shpjegoj se ata kur e përdorin këtë term ne po duhet ta shpjegojmë saktë se çfarë nënkupton ajo. Ata e kanë atë që ne qenkemi lëvizje aziatike për ta fshehur akuzën se jemi lëvizje e shqiptarëve mysliman. Dhe kjo i bie që në perspektivën e enveristëve të majtë, çdo shqiptarë që e ka nënën e tij me shami ose i cili shkon e falë xhumanë, i bie që të jetë një aziatik. Dhe kjo është ofendimi më i madh që ju bëhet shqiptarëve të Maqedonisë, jo BESËS dhe jo ‘Koalicionit Rilindje me BESË’, tha Ibrahimi duke shtuar se kjo është kështu ngase shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë të përkatësisë fetare islame dhe kjo nuk është diçka që nuk duhet të fshehet e as të sforcohet.

“Nëse enveristëve të BDI-së u pengojnë shqiptarët mysliman, ajo i bie që ata e ofendojnë edhe një pjesë të madhe edhe të anëtarësisë së vet të cilët janë poashtu shqiptarë mysliman”, tha mes tjerash Ibrahimi./shenja/


Arivisti Company