Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ikën shpejt, po kthehen ngadalë

Prizren Post | 09:46 - 21.06.2015

Derisa ikja e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian ishte masovike, kthimi i tyre në Kosovë po shkon me një ritëm më të ngadaltë.

Që nga 1 janari i këtij viti, vetëm tetë mijë kosovarë janë kthyer në Kosovë, pasi u është refuzuar statusi i refugjatit.

Pjesa më e madhe e të kthyerve janë nga Gjermania, Austria, Suedia, Hungaria, Zvicra e Franca, aty ku ka qenë edhe koncentrimi më i madh i refugjatëve.

Por, shqetësuese mbetet fakti se shumica që po kthehen janë më të varfër sesa kur e kanë lëshuar Kosovën, pasi ka të tillë që kanë shitur pronat dhe kanë lënë punën, në kërkim të një jete më të mirë.

Gjithashtu, ata që kanë ikur në BE pas vitit 2010, nuk do të mundë të përfitojnë nga Fondi për Riatdhesim, pasi nga ky Fond përkrahen vetëm ata që janë larguar nga vendi deri në fund të muajit korrik të viti 2010./Zëri/


Arivisti Company