Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren


E shtunë, 16 Qershor 2018

Deçan – Në qendër të e Deçanit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me incident.

Zbulimin e shtatores nuk e bëri kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ishte aty për këtë çështje.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores, raporton KP.

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

[youtube TFWhtkBqTeM]

Etiketa: , ,