E martë, 3 Maj 2016
Budapest – Në kongresin e UEFA-së që po mbahet në Budapest është dhënë një njoftim i madh për Kosovën.
Gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Giani Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.
“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.
Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar.
Kosova e pret sot vendimin e madh nga Budapesti, ku mund të pranohet përfundimisht në UEFA, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare.