E shtunë, 16 Gusht 2014
Kryeministri iraken në largim, Nuri Al-Maliki, pranon kalimin e detyrës te Hajdar Al-Abadi, pas disa ditësh kaosi institucional në Bagdad.
Të dy politikanët e shumicës Shiite u shfaqën sëbashku në një konferencë për shtyp në kryeqytetin iraken duke i dhënë fund krizës politike me formimin e qeverisë së re.
Al-Abadi ka marrë mbështetje të gjerë nga kancelaritë kryesore botërore dhe konsiderohet më i moderuar se parardhësi i tij për kushtet ku ndodhet Iraku, prioriteti kryesor i të cilit është të luftojë militantët e Shtetit Islamik të pakisës suni.
Nga ana tjetër, ministrant e Jashtëm të BAshkimit Europian mblidhen sot në Bruksel për të vendosur koordinimin e ndihmës që do t’u jepet luftërave kurdë dhe ushtrisë së rregullt irakene.
Në terren, Britani dhe Franca kanë dërguar tashmë armatime për kurdët; ndërsa pritet që edhe Gjermania, Çekia dhe Holanda t’i bashkohen këtij operacioni.