Italia sërish në recesion


E enjte, 7 Gusht 2014

62italia12

Pavarësisht pritjeve dhe premtimeve të shumta të qeverisë Renzi, ekonomia italiane është përballur për të dytin tremujor radhazi me tkurrje ekonomike. Të dhënat zyrtare të publikuara kanë treguar se ekonomia italiane ka rënë përsëri në recesion, duke thelluar situatën e vështirë që po përjeton vendi. Sipas përllogaritjeve të institucioneve vendase, Produkti i Brendshëm Bruto i Italisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka humbur rreth 0.2%, duke zgjeruar akoma më shumë humbjen prej 0.1% të tremujorit të parë. Në fund të vitit të kaluar, Italia la pas recesionin ekonomik dhe u duk sikur ekonomia e tretë më e fuqishme e eurozonës ishte rikthyer në rrugën e duhur të rimëkëmbjes ekonomike. Megjithatë, performanca e vendit tregoi të kundërtën.