Italianët u eliminuan nga Liga e Kampionëve


E mërkurë, 12 Dhjetor 2018

Mbrëmje e “zezë” për futbollin italian në Ligën e Kampionëve, pasi Interi dhe Napoli nuk ia dolën të kualifikohen për në fazën e 1/8-ave, duke u renditur vetëm të 3-tat në grupet respektive, pozitë që gjithsesi i çon në Ligën e Europës.

Barcelona i bëri një favor të madh Interit, duke ndalur Tottenhamin në “Camp Nou” në barazim 1-1, por zikaltrit “djallosën” gjithçka në “San Siro” përballë PSV Eindhovenit, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1.
Nga ana tjetër, napolitanët e Ancelottit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, që ishte edhe e vetmja humbje me një gol diferencë, që e nxirrte jashtë këtij kompeticioni. Salah shënoi golin vendimtar për Liverpoolin, në pjesën e dytë të takimit.
PSG mposhti 1-4 Crvena Zvezdën në Beograd dhe siguroi vendin e parë në grupin e saj, ashtu siç bëri edhe Borussia Dortmund, që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Monacos, në principatën franceze.

Etiketa: , , , ,