‘Ivanoviq dha urdhrin për t’i pushkatuar meshkujt’


E mërkurë, 25 Shkurt 2015

ivanovic

Prishtinë – Gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe ndaj tre personave tjerë të akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1999 – 2000, të mërkurën po dëshmon qifti bashkëshortor Zeqir dhe Nurie Alia nga Gjakova.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të prokurorit Mateus, Zeqir Alia ka treguar se si me bashkëshorten e tij janë nisur me autobus për në Malë të Zi, dhe afër Gjurakocit janë ndaluar nga dy persona të uniformuar, njëri prej të cilëve ka qenë Oliver Ivanoviq.

Sipas tij me urdhër të Ivanoviqit për ti pushkatuar meshkujt, të gjithë meshkujt janë detyruar të dalin nga autobusi.

“Jam marrë në pyetje ku po shkoj, pse po shkoj, a do të kthehem dhe të ngjashme nga Oliver Ivanoviq dhe pastaj na kanë kthyer letërnjoftimin dhe jemi kthyer në autobus. Vetëm unë dhe bashkëshortja ime kemi qenë shqiptar, të tjerët kanë qenë shkali dhe romë”, ka thënë Zeqir Alia.

Prokurori Mateus ka lexuar edhe njëherë deklaratën e dëshmitarit të cilën e kishte dhënë më herët për shkak të mospërputhshmërisë të disa fakteve.

Krejt në fund avokati i Oliver Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, ka thënë për KosovaPress, se asnjë dëshmitarë deri më tani nuk e ka konfirmuar aktakuzën ndaj klientit tim sidomos dëshmitari i sotëm i cili ka qenë tejmase konfuz në deklaratat e tij./KosovaPress/

Të fundit