Ja kur do të ulen temperaturat


E enjte, 10 Gusht 2017

Deri të premten temperaturat do të jenë në rritje mbi vlera mesatare, me minimale nga 17C deri në 18C, e maksimale 35C deri në 37. Në fundjavë maksimalet do të zbresin në 31C dhe 24C, e minimalet deri në 14C.

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë pritet ndryshim i motit, me mundësi edhe për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Ditëve të ardhshme, deri të premten, do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Nesër, pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Nga dita e shtunë fusha me presion të ulët nga Atlantiku do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjellur vransira me të reshura lokale shiu, si dhe rënie të temperaturave.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

Etiketa: , ,