Jahjaga e di datën


E hënë, 13 Tetor 2014

Jahjaga

Prishtinë – Presidentja Jahjaga e di datën se deri kur do të presë që partitë të merren vesh. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, ajo e di edhe datën se kur do t`i shpallë zgjedhjet e edhe kur do të mbahen ato.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që shumë shpejt t’ua bëjë me dije liderëve të partive politike se mund të përballen edhe me një afat të kufizuar kohor për gjetjen e zgjidhjes rreth formimit të institucioneve të reja.

Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashihet që vendi të shkojë në zgjedhje për mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentja e ka një mundësi tjetër që të marrë vendimin e saj, duke u bazuar në Kushtetutë. /Tribuna/