Jahjaga e Thaçi për reforma që dërgojnë Kosovën në BE


E premte, 31 Janar 2014

Prishtinë, 31 janar – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi u pajtuan që institucionet e vendit të vazhdojnë thellimin e reformave të përgjithshme në vend që do ta përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian, njofton Presidenca .

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi biseduan edhe për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Etiketa: , , , ,