Jakup Krasniqi u sulmua nga katër shërbime sekrete


E shtunë, 7 Maj 2016
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Prishtinë – Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka sqaruar sulmet që iu kanë bërë gjatë jetës së tij politike, duke përmendur UDB-në serbe, shërbimin sekret të LDK-së, shërbimin sekret të PDK-së, dhe së fundmi sulmet e disa individëve të VV-së, të cilët i ka quajtur të sëmurë për pushtet.


Ai, duke dhënë detaje për sulmin ndaj tij, ka thënë se nuk ka frikë nga ‘cerberët e tillë’, pasi me diçka të tillë nuk është hera e parë që përballet dhe se ‘për ketë farë të keqe jam më se imun’.

Duke përmendur sulmin e fundit që vjen nga disa individ të VV-së, ai ka sqaruar edhe takimin me Thaçin, duke thënë se ishte i rastësishëm në koktejin e organizuar nga Zyra e BE-së, ku Thaçi, sipas tij, shkoi në tryezën e tyre si i pa ftuar.

“Jam i bindur se këta njerëz -hijena, janë shumë herë me të gatshëm të hynë në gjirin e PDK-së që ka degraduar gjithçka në jetën tonë politike e institucionale! Këta njerëz të sëmur pas pushteti, nuk i pengon takimi im më Thaçin ashtu si u bë dinakërisht, por i pengon këmbëngulësia e autoriteti im i ndërtuar kujdesshëm për më shumë se 40 vjet për të qenë në shërbim të kombit e të atdheut”, ka shkruar Krasniqi në një opinion.

Lexojeni të plotë opinionin e Jakup Krasniqit: