Januzaj do të kthehet te United


E diel, 20 Shtator 2015

Januzaj5-615x358

Adnan Januzaj nuk do të qëndrojë më gjatë se një sezon te Borussia Dortmund
Pas huazimit në Dortmund, Januzaj kishte menduar se ditët e tij në Manchester United kanë marrë fund, mirëpo një burim brenda ekipit anglez, e ka bërë të ditur se lojtarin e pret një e ardhme e ndritur në ishull, raporton Mirror.
“Një numër i madh klubesh ishin të interesuara për t’a blerë Januzajn, mirëpo ato oferta u refuzuan menjhëherë”, ka thënë burimi.
“Nuk kishin interes t’a shesin një lojtarë i cili do të jetë pjesë e rëndësishme e së ardhmes së United”.
“Menaxheri e ka siguruar për këtë. Huazimi te Dortmund do t’a ndihmojë të zhvillohet dhe ai do të kthehet në klub si lojtar më i mirë për shkak të minutave që ai do t’i ketë në fushë”.