Januzaj duhet të jetë i durueshëm


E shtunë, 20 Shtator 2014

.

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, ka paralajmëruar Adnan Januzajn të ketë durim.

Januzaj shënoi hat-trick për ekipin U21 të United më herët këtë javë, duke tërhequr kështu vëmendjen e trajnerit holandez. Por ku i fundit thotë se 19-vjeçari duhet të jetë i durueshëm dhe të presë shansin e tij.

“Ai duhet të garojë me lojtarë shumë të mirë. Kjo është arsyeja se pse ai nuk a startuar ende. Ju nuk mund t’i vendosni 15 lojtarë në një ekip, vetëm 11”.

“Me këtë sistem ai duhet të garojë me shumë sulmues potencial shumë të fuqishëm. Kur ne luajmë me sistemin 4-3-3, atëherë ai duhet të ketë më shumë shanse, por kjo varet nga sistemi që ne luajmë. Kur unë e kam ndryshuar sistemin, ai ka luajtur”, ka thënë Van Gaal.