E diel, 9 Tetor 2016
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth arrestimit të komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçit, që u bë nga policia serbe javë më parë.
[youtube 9PyUDD2PUac]
Kërkesa për këtë seancë është bërë nga deputeti Gëzim Kelmendi dhe është mbështetur edhe nga deputetë tjerë të Kuvendit të cilët edhe i kanë dhënë nënshkrimet Kelmendit për të organizuar debatin parlamentar për Thaçin.
Deputeti Kelmendi i ka thënë Tribunës se ai ka mbledhur 45 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme dhe atë e ka protokolluar tashmë në administratën e Kuvendit.