Jemeni, shteti 100 që e njeh Kosovën


E martë, 11 Qershor 2013

Kosova ka marrë sot njohjen jubilare të 100. Shteti i radhës që e pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës është Jemeni.

Lajmin e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, sekretari i parë në Ministrinë e Jashtme të Jemenit, Marëan Ali Noman, raporton KTV.

Pritet që gjatë ditës njohjen ta konfirmojë zyrtarisht edhe Ministria e Jashtme.