Jep dorëheqje edhe Prorektori Nuri Bexheti


E diel, 9 Shkurt 2014

Pas rektorit Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje edhe Nuri Bexheti, prorektor për mësim i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

NJOFTIM

I ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”dhe duke mos e përjashtuar veten as nga sukseset e as nga dështimet e tij, unë Nuri Bexheti, prorektor për mesimdhënie dhe çështje të studentëve, jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo pozitë.

E marr këtë vendim me bindje se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në Universitetin e Prishtinës dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.

Kolegëve që tashmë e kanë marrë mandatin që të qojnë këtë institucion në zgjedhje të reja, iu uroj sukses dhe shpreh bindjen time se Universiteti I Prishtinës do t’i mbijetojë goditjeve më të ulëta që ndonjëherë janë bërë ndaj tij.

Me respekt,

Nuri Bexheti