Jo vetëm Klinton kundërshtare e Trampit


E hënë, 25 Prill 2016

Washington – Dy kundërkandidatët e Donald Trampit nga radhët e republikanëve kanë njoftuar se do të koordinojnë një strategji të përbashkët kundër politikave të tij.

Ted Kruz do të shkurtojë fushatën në zgjedhjet paraprake në Oregon dhe në Nju Meksiko për të ndihmuar kandidatin tjetër nga partia e tij, Xhon Kasik, ndërsa ky i fundit do t’i ofrojë ndihmë Kruzit në zgjedhjet që do të mbahen në Indiana.

Tramp kishte deklaruar se rivalët e tij kanë mbetur krejtësisht të dëshpëruar nga rezultatet e deri tashme të zgjedhjeve, në të cilat ai prin dukshëm.

Ndonëse ka një avantazh të qartë të delegatëve, Tramp ende nuk ka siguruar edhe 1237 vota të delegatëve, të cilat i duhen, për të mposhtur rivalët e tjerë nga radhët e republikanëve.

Etiketa: , ,