Kanabisi rrit vetëvrasjet tek adoleshentët


E hënë, 15 Shtator 2014

Kush tymos në mënyrë të rregullt kanabis gjatë adoleshencës dhe në veçanti para moshës 17-vjeçare, ka mundësi mbi 60% që të braktisë shkollën dhe të përdorë më pas droga të tjera, të cilat e çojnë drejt vetëvrasjes.

Në këtë përfundim ka dalë një studim australian i universitetit “Nuovo Galles del Sud”, i publikuar në “The Lancet Psychiatry”.

Studimi del në përfundimin se nuk ka një nivel të sigurt të kontrollit, në mënyrë që lënda narkotike të mos përdoret nga adoleshentët.

Ekspertët kanë përpunuar të dhënat nga thuajse 4 mijë pjesëmarrës, të cilët kanë përdorur kanabis gjatë tri viteve që ka zgjatur studimi. Sipas studiuesve, marijuana ka pasoja tepër negative te ata personat që janë në adoleshencë, në krahasim me rininë apo mosha të tjera.

Etiketa: