Kandidatë të rinj, deputetë të vjetër


E hënë, 22 Maj 2017

Por, edhe përkundër këtij inkuadrimi të kandidatëve të rinj, fytyrat e vjetra të cilat jemi mësuar t’i shohim në skenën politike të vendit nuk do t’ua lëshojnë rrugën kuadrove të reja.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike në vend, të cilët adresojnë kritika tek subjektet politike për mosreformim të brendshëm të kandidatëve për deputetë. Meqë shumica e partive kanë përfshirë emërimin e kandidatëve të njëjtë në listat e tyre të kandidatëve, analistët vlerësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim substancial nga legjislativi i shkuar.

Madje disa prej tyre konsiderojnë se në listat zgjedhore për deputetë është dashur të figurojnë edhe individë që aderuan së fundmi nëpër parti politike. Kurse ajo që mbetet e prerë për politologët është mospërfshirja në lista e emrave të deputetëve të legjislaturës së kaluar sepse, siç theksojnë ata, puna e tyre e kaluar nuk ka lënë hapësirë për rikandidim. /Zeri/