Kanë ndodhur disa parregullsi në zgjedhjet e Drenasit


E diel, 18 Dhjetor 2016

zgjedhjet-ne-kosove

Drenas – Koalicionit për Integritet Zgjedhor, që po monitoron zgjedhjet në Drenas, vlerëson se deri në këto momente sa është zhvilluar procesi i votimit ka pasur disa parregullsi.

Sipas KIZ-it, në tetë vendvotime në lokacione të ndryshme në Drenas ka pasur mungesë të komisionerëve.

Po ashtu, ka munguar Alfabeti Brajt për të votuar personat e verbër, ndërsa ka pasur problem edhe për qasjen e personave me nevoja të veçanta në qendrat e votimit.

Kurse, një tjetër parregullsi është hasur në një vendvotim, ku është parë një pano partiake propagandistike, që ëshë e ndaluar në ditën e zgjedhjeve.