E martë, 13 Tetor 2015
Prishtinë – Pas arrestimit të Albin Kurtit, shumë aktivistë të Vetëvendosjes në mesin e tyre edhe politikanë të partive opozitare, janë duke protestuar para stacionit të Policisë ku është dërguar Kurti.
Ata kanë hedhur gurë dhe gjësende në drejtim të Policisë dhe kjo e fundit ka përdorur edhe gazë lotsjellës.
Më poshtë mund t’i shiheni pamjet ekskluzive të xhiruara nga kameramani i Tribuna Channel, Albert Berisha.
Rrugët kryesore të cilat lidhin qytetin janë të bllokuara, në këto orë të mëngjesit. Rrugët nga katedralja e qytetit ( Rruga Xhorxh Bush) si dhe rruga Luan Haradinaj janë të pamundura të kalohen me automjete. Ndërkohë policia po gjenë rrugë alternative për ngasësit, kur edhe fluksi automjeteve, është më i madh për shkak të fillimit të punës.
Kaosi i mbrëmshëm nga përplasjet mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive tjera opozitare me Policinë e Kosovës tek stacioni i Policisë, Rruga Rexhep Luci, si dhe tek Gjykata Themelore kanë lënë këto pjesë të qytetit të bllokuar nga gjësende, të cilat tashmë po pastrohen.
Rasti tashmnë ka nis të hetohet nga Policia e Kosovës.
Ekipet e njësive përkatëse të Policisë së Kosovës tek sot në mëngjes janë duke bërë hetimet e përleshjes së mbrëmshme ndërmjet aktivistëve të LVV dhe policisë.
Ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimet përkatëse.
I tërë kryeqyteti është bllokuar nga kolonat e gjata që janë në trafik.