E shtunë, 11 Korrik 2015
Kryeministri serb Aleksandar Vucic në përkujtimin e Srebrenicës u godit nga një gur në fytyrë dhe me këtë rast u plagos lehtë . Vuçiq dhe shoqëruesit e tij janë evakuuar dhe janë në rrugën e tyre në Beograd .
Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçic.
Vuçiç ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë, përcjell zeri.info
Intervenimi ka qenë i shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar, ai u dërgua në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.
Nuk raportohet për të lënduar shkruan Telegrafi serb.