Karaxhiq dënohet me burgim të përjetshëm


E mërkurë, 20 Mars 2019

HAGË – Gjykata e Apelit e Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin, një figurë kyçe në luftërat e Ballkanit.

Ish-kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiq kishte apeluar kundër dënimit të tij prej 40 vjet burgim, të cilin e mori në vitin 2016 për krime lufte dhe gjenocid.

Karaxhiq, 73 vjeç, u dënua për masakrën e Srebrenicës në korrik të 1995’ës ku u vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem muslimanë nga forcat serbe boshnjake.

Ai u gjet gjithashtu fajtor për udhëheqjen e një fushate spastrimi etnik që zhvendosi kroatët dhe muslimanët nga zonat e Bosnjës të pretenduara nga serbët, transmeton KlanKosova.

Gjykimi i tij ishte një ndër gjykimet e profileve të larta nga seritë e luftërave në vitet 1990, të cilat panë rënien e përgjakshme të ish-Jugosllavisë dhe vdekjen e të paktën 100,000 boshnjakëve.

Etiketa: , , ,