Karius: Edhe dy vite pas finales, vijoj të marr kërcënime me jetë


E enjte, 16 Prill 2020

Dy vite më parë bënte gafa të tmerrshme në portën e Liverpoolit dhe pësonte dy gola të papranueshëm, që i kushtuan “The reds” humbjen 3-1 përballë realit të Madridit në finale e Ligës së kampionëve.

Që prej asaj ndeshjeje, gardiani gjerman Loris Karius nuk ka luajtur më me fanellën e klubit anglez, pasi u huazua për dy sezone te turqit e Besiktas, ku ka marrë me vete edhe gafat e shpeshta, që kanë bërë xhiron e botës në shumë raste.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, Karius ka zbuluar se ende edhe sot pas gati dy vitesh nga finalja ndaj Realit, vijon të marrë kërcënime me jetë, por theksoi se nuk ma frikë, pasi ato vijnë nga njerëz anonimë, shkruan TCH.

“Edhe sot e kësaj dite më vijnë kërcënime me jetë, për gabimet e bëra në finale e Ligës së Kampionëve, por nuk i marr seriozisht. Zakonisht vijnë nga njerëz që fshehin identitetin dhe fytyrën e tyre, të cilët jam i sigurt se nëse do t’i hasja në rrugë, nuk do guxonin të thoshin asnjë fjalë’, tha Karius.

Etiketa: , , , ,