Kerry në Riad: SHBA e di se Hizbullahu ka 70 mijë raketa


E diel, 24 Janar 2016

Riad – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry , i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, tha se Hezbullahu ka nga 70 deri 80 mijë raketa që kanë ardhur nga Irani, përmes Damaskut.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry , i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, tha se Hezbullahu ka nga 70 deri 80 mijë raketa që kanë ardhur nga Irani, përmes Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry në Riad u takua me Ministrin e Jashtëm saudit Adel Al-Jubeir, ndërkohë pas takimit dy homologët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Ne e dimë se Hezbullahu ka 70 deri 80 mijë raketa që kanë ardhur nga Irani përmes Damaskut. Prandaj, ne e kuptojmë shqetësimin e vendeve të Gjirit”, tha Kerry.

Ai tha se e kupton se marrëveshja e arritur mes Iranit dhe SHBA-së mbi programin bërthamor ka prodhuar shqetësime në vendet e Gjirit.

“SHBA dhe Shtetet e Gjirit kanë marrëveshje të ndryshme kur bëhet fjalë për luftën, trajnimi inteligjencent dhe i sigurisë. Përveç kësaj, gjithashtu po punohet edhe rreth sistemeve të mbrojtjes nga raketat”, tha Kerry.

Sipas tij, marrëdhëniet e SHBA-së dhe shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) bazohen në interesa të përbashkëta dhe të mbrojtjes. Kerry tha se vendet e Gjirit nuk duhet të dyshojë se SHBA-ja do të qëndrojë pranë tyre në rast të ndonjë kërcënimi.

Kerry në kuadër të vizitës u takua edhe me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz Al-Saud.

Të fundit