KESCO kërkon shtrenjtimin e rrymës deri në 88 për qind


E shtunë, 27 Gusht 2022

PRISHTINË – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset.

Vendimi i ZRRE-së pritet brenda 20 ditësh pune.

Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë ku thekson se tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën 800 kilovat në orë, nga 2.89 centë është propozuar të bëhet 5 e 43, ndërsa e larta për këta konsumatorë nga 6.75 në 12.86.

Ndërsa, për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat, është propozuar që tarifa e ulët të bëhet nga 5.90 në 11.09, derisa e larta nga 12.52 në 23.53.

Etiketa: , ,