Keshtu u sulmua me molotov Gjykata Themelore ne Lipjan


E diel, 20 Mars 2016

Lipjan – Objekti i Gjykatës Themelore Prishtinë, dega në Lipjan, mbrëmë është sulmuar me koktej mollotovi.

Janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri, si dhe para ndërtesës është dëmtuar parafangoja e veturës zyrtare Toyota, pronë e Gjykatës Themelore.

Sulmi ka ndodhur në ora 23:55. Patrullat policore, njësia e hetimeve së bashku me njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe e kanë kontaktuar punëtorin e sigurimit të Gjykatës, i cili ka deklaruar se persona të panjohur kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të objektit të Gjykatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve Lipjan dhe Forenzika regjionale. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetime intensive.

Etiketa: