Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kessie javën tjetër kryen testet mjekësore te skuadra e madhe italiane

Prizren Post | 18:10 - 24.05.2017

Mesfushori i Atalantas, Franck Kessie javën tjetër pritet të kryej testet mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë me Milanin.

Lojtari po kërkohet me ngulm nga Milan dhe Roma, por ka vendosur të transferohet në San Siro, pasi dëshiron të punojë më trajnerin Vincenzo Montella.

Sipas Premium Sport, Kessie të martën ose mërkurën do të kryej testet mjekësore, ndërsa do të nënshkruaj kontratë me Milanin sapo të hapet afati kalimtar.

Kessie do të jetë transferimi i tretë i Milanit, pasi qendërmbrojtësit të Villarealit, Mateo Musacchio dhe atij të Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.


Arivisti Company