E enjte, 10 Shtator 2015
Teube: 14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
Junus: 57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur`ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahërorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
Shuara: 77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë). 78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. 79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. 80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, 81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, 82. Ai tek i cili kam shpresë se do të m`i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
Nahl: 69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
Fusilet 44. Sikur Ne ta bënim Kur`anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur`ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.
Isra: 82. Ne të shpallim Kur`anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.