Këto janë formacionet zyrtare: Franca – Gjermania


E enjte, 7 Korrik 2016

gre fra

Gjermania dhe Franca kanë publikuar formacionet e gjysmëfinales së Euro 2016.

Takimi i cili do të zhvillohet Veledrome të Marseilles do të fillojë në ora 21:00.

Kujtojmë se fitues i këtij takimi do të takohet në finale me Portugalinë, e cila triumfoi mbrëmë kundër Uellsit me rezultat 2:0.

Gjersa për gjermanët do të mungojnë Mario Gomez, Sami Khedira dhe Mats Hummels, francezët në këtë takim do të jenë të kompletuar.

Franca: Lloris; Sagna, Koscielny, Umtiti, Evra; Pogba, Matuidi; Sissoko, Griezmann, Payet; Giroud.

Gjermania: Neuer; Can, Boateng, Höwedes, Hector; Kroos, Schweinsteiger; Kimmich, Özil, Draxler; Müller.