Këtu banon Paqa


E diel, 11 Dhjetor 2016
Tyran Prizren SPAHIU

Tyran Prizren SPAHIU

KËTU BANON PAQA

Mëshiruar na ka i Madhi Zot.

Në dhomën nënçati, kamini i vjetër gotik,
gëzon kohërat e artë , serenatat ftojnë,
gjynjëzohem para pianos Stradivari,
mbretëreshës së muzikës kohë,
Nicole Pesce, gishtat e holla të edukuara
Beethovenin lozin mbi këtë hyjneshë…

Tingujt përhapen jashtë në shëtitore,
ndalemi si të dehur,
magjepsur nga notat e kristaltë,
lartë nga dritarja e hapur
valët përhapen në këtë parajsë
lehtë, kthjellët, flakërojnë,
ditë e kremte për vesh
elektrizon ndjesia e kënaqësisë,
këndshëm, hijshëm, mbërthejnë,
matanë, Ndizet Qiriri Për Paqe….

Gërshetuar me aromën mimozë, rininë e përsosur
mbylli sytë, shijoj jetën në botë,
imagjinoj perfektësinë e natyrës
mbështjellur me tinguj pranverë, natyrë hyjnor…

Shpresa, Jetoni, buzëqeshin me dashuri,
veshur janë me epsh të kalitur,
gjendja shpirtërore si hija e smaragdit ,
ofron në vazhdimësi paqe tek njerëzit…..

Autor: Tyran Prizren SPAHIU