KF Liria dhe Gençlerbirliği SK nënshkruan protokol vëllazërimi


E shtunë, 21 Maj 2016

13241549_582185931961988_1946836660_o

Ankara – Klubi i njohur futbollistik nga Ankaraja Gençlerbirliği SK që bën gara në Superligën e Turqisë dhe klubi KF Liria e Prizrenit kanë nënshkruar protokolin e vëllazërimit mes dy klubeve.


Sipas deklaratave të dhëna për shtyp nga klubi Gençlerbirliği thuhet: “KF Liria që bën gara në Superligën e Kosovës dhe ekipi dje me një takim është nënshkruar protokoli i vëllazërimit mes klubeve. Në takim morën pjesë kryetari ynë Niyazi Akdaş, sekretari i përgjithshëm Sinan Gürsoy, zv. kryetarin e ngaruar me çështje administrative Arif Ölmez, Arkatari Hıfzı Kuruşa, përgjegjësi për marrëdhënie me publik Bülent Üstündağ, përgjegjësi i objekteve tona sportive Halil Erkman dhe përgjegjësi i stadiumit Özkan Topal.
Pas takimit Niyazi Akdaş i dhuroi kryetarit të KF Liria Mirsad Çollakut fanelën e Gençlerbirliğit me emrin e tij, Çollaku poashtu i dhuroi fanelën me emrin e İlhan Cavcav. Kryetari i klubit Liria Mirsad Çollaku i vizitoi ambientet dhe u njoftua rreth klubit. Së fundmi të dy përfaqësuesit e klubeve e përcollën ndeshjen e Gençlerbirliğit kundër Eskişehirsporit në stadiumin 19 Mayıs.”, transmeton Prizren Post.

Për marrëdhëniet e mira me klubin e Superligës së Kosovës foli edhe biznismeni me prejardhje nga Kosova Hıfzı Kuruşa: “Nënshkruam protokol vëllazërie me klubin KF Liria që bën gara në Superligën e Kosovës. Biseduam për qëllimet dhe mundësitë e mira që mund të bëjmë në sport mes vendeve tona. Unë e them çdoherë, populli i Turqisë dhe i Kosovës janë vëllezër, kemi lidhje farefisnore dhe ne këto lidhje duhet t`i forcojmë si në tregëti, sport, kulturë e politikë. Unë jam i detyruar të bëj pjesën time. Arrita që klubin tim dhe klubin e Superligës së Kosovës KF Liria t`i bëjmë së bashku. Jam shumë i lumtur… Falënderojë për organizimin e bërë kryetarin e klubit ztr. İlhan Cavcav, zv. kryetarin, anëtarët e këshillit udhëheqës dhe kryetarin e Bashkësisë së Studentëve Kosovar që Studiojnë në Turqi ztr. Faridin Kala.”

13275335_582185915295323_120938358_o

13214925_582185895295325_1751029206_o