E enjte, 10 Tetor 2013
Tripoli, 10 tetor – Një grup i panjohur i armatosur e ka kidnapuar sot në mëngjes kryeministrin e Libisë, Al Zejdan. Ai u kidnapuan nga hoteli në Tripoli dhe u dërgua në drejtim e vend të panjohur.
“Shefin e qeverisë kalimtare, Al Zejdanin, e ka rrëmbyer një grup njerëzish dhe e ka dërguar në një vend dhe nga arsye të panjohura”, që besohet se janë rebelë të dikurshëm, ka njoftuar qeveria raportojnë mediet botërore.
AFP merr vesh se kryeministri libian u kidnapua nga hoteli “Korinthi”, ku banonte.
Pas aksionit të komandove amerikanë pesë ditë më parë në Tripoli, kur kapën Abu Anala al-Libija, i kërkuar për shkak të sulmeve me bomba më 1998, Qeveria e Libisë u përball me kritika, sidomos nga radhët grupeve të dikurshme kryengritëse të kohës së revoltës më 2011, kur u përmbys lideri libian Moamer Gadafi.