Kim Jong Un zotohet: Kurrë s’i negocioj armët bërthamore


E mërkurë, 5 Korrik 2017

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Veriu e shkrepi dhe testoi raketën e saj të parë balistike interkontinentale.

Qëndrimi i ashpër i Kim sugjeron se edhe më shumë testime janë duke u përgatitur derisa Veriu tenton t’i perfeksionojë raketat e mbushura me armë bërthamore që janë në gjendje të godasin kudo në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë mbajtur ushtrime me raketa balistike, si kundërpërgjigje ndaj testimit të raketës me rreze të gjata veprimi nga Veriu.

Ndërkohë, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje që Veriu ta suspendojë programin e saj të armëve, ndërsa në shkëmbim, SHBA-ja dhe Koreja Jugore t’i ndalin ushtrimet ushtarake.

Testimi i raketës balistike interkontinentale nga Veriu u bë në shpërputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Express.

Etiketa: ,