Kisha mbyll dyert për viktimat e uraganit në Houston, xhamitë hapin dyert


E martë, 29 Gusht 2017

Një kishë e madhe në Houston ka mbyllur dyert pas uraganit Harvey, i cili ka shkaktuar përmbytje të mëdha, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mbylljen e kishës e ka bërë të ditur pastori Joel Osteen përmes një postimi në Facebook, në të cilin ai ka kërkuar që të luten për të prekurit nga uragani, raporton The Independent.

Shumë njerëz kanë reaguar ndaj mbylljes së njërës prej kishave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përfshirë edhe sallën me 16 mijë ulëse – këto nuk qenë në gjendje që të strehojnë viktimat e uraganit Harvey, transmeton Koha.net.

Përmes një reagimi në këtë njoftim të pastorit, njëri prej komentuesve bëri me dije se të gjitha xhamitë në Houston janë të hapura dhe kanë ofruar strehim për njerëzit e prekur nga stuhia më e madhe në 12 vjetët e fundit.

Së paku nëntë persona raportohet se kanë vdekur nga uragani Harvey.

Etiketa: , , , , ,